E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti te Liqeni Artificial, arrest me burg për pronarin e BMW X6!
Lajme

Aksidenti te Liqeni Artificial, arrest me burg për pronarin e BMW X6!

Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë arrest me burg për pronarin e makinës BMW X6 që përfundoi nga rruga në shëtitoren e Liqenit Artificial në Tiranë.

Eldi Allushi akuzohet se fshehu në fillim faktin që nuk ndodhej në makinë dhe shofer ishte Emiljano Nina, ende në kërkim. Ndërkohë avokatët kërkuan masë sigurie më të butë.

Eldi Allushi është justifikuar para hetuesve duke thënë se gënjeu policinë kur tha se ishte ai shofer, për të mos i bërë keq shokut që i kishte dhënë automjetin në përdorim.

26-vjeçari nga Durrësi u ka treguar policëve se pasi ishte aksidentuar te Liqeni Artificial, miku i tij Emiljano Nina, shkoi në shtëpinë e tij dhe fjeti gjumë, por nuk i tregoi asgjë mbi përplasjen që kishte ndodhur dhe që ishte larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe targat e automjetit.

Aksidenti u shënua më 22 gusht 2023. Automjeti luksoz duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga “Rruga e Kosovarëve” ka hyrë mes për mes një rrugë automobilistike me trotuar, më pas është ngjitur më shumë se 15 metra skarpate nga ana e pishinave, duke marrë para pemë e shtylla, për të përfunduar në pedonale mbi digën e liqenit, ku muri i digës e ka ndaluar të përfundonte në liqen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.