E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti tragjik në Durrës, dy gratë viktima nga e njëjta familje, sapo zbritën nga urbani kur….
Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dy gratë viktima nga e njëjta familje, sapo zbritën nga urbani kur….

Dy gra janë viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Durrës: Bukurie Cufaj 56 vjeçe dhe Sabije Cufaj 38 vjeçe. Sabija është nusja e djalit të viktimës tjetër. 

Dy gratë, mësohet se sapo kishin zbritur nga një autobus urban, kur u përplasën nga automjeti tip “BMW” me targë “AA 835 BD” që drejtohej nga një 22-vjeçar, i cili është ndaluar nga Policia.

Në rrugën ku kanë ndodhur ngjarja, janë shënuar disa aksidente me pasojë fatale për jetën vitet e fundit.

Automjeti që përplasi këmbësorët

Automjeti që përplasi këmbësoret

***

Policia jep detaje për ngjarjen

“Shtetaset e aksidentuara me pasojë vdekjen në aksidentin e ndodhur në lagjen Nr.17/1 janë  B.C. 56 vjeçe dhe S.C. 38 vjeçe”, njoftoi Policia.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se “në lagjen nr. 17/1 ne Durrës, një shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetase këmbësore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes”.

Aksident me dy viktima në Durrës

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e stome në rrugën e ish-kënetës në Durrës.

 

Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje dy këmbësorë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe një hetim ka nisur për zbardhjen e aksidentit.

Drejtuesi i automjetit tip “BMW” me targë “AA 835 BD” që përplasi këmbësorët, është ndaluar nga policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.