E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti tragjik në Manzë, 4 viktima, humb jetën edhe 16-vjeçari
Lajme

Aksidenti tragjik në Manzë, 4 viktima, humb jetën edhe 16-vjeçari

Bilanci i aksidentit të rëndë automobilistik të ndodhur pak ditë më parë në rrugën dytësore të Manzës është rënduar edhe më tej. Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën, pas ndarjes nga jeta në spital të 16-vjeçarit Klevis Dervishi.

I mituri kishte mbetur i plagosur rëndë në përplasjen e fuqishme dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra. Pas disa ditësh në spital, 16-vjeçari ka ndërruar jetë, duke e çuar në katër bilancin e viktimave të aksidentit.

Në këtë ngjarje të rëndë kanë humbur më herët jetën edhe 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugnatelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Aksidenti shkaktoi tronditje të fortë në zonë, ndërsa pasojat e përplasjes rezultuan fatale për katër persona.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit, mënyrën se si ka ndodhur përplasja dhe shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.