E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidentohet autobusi i linjës së Petrelës/ Raportohet për disa të plagosur
Lajme

Aksidentohet autobusi i linjës së Petrelës/ Raportohet për disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë. Autobusi i linjës së Petrelës është aksidentuar me një mjet tip “Audi”. Si pasojë ka disa të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia

Urbanët në Tiranë janë kthyer në një makth të vërtetë për qytetarët në kryeqytet të cilëve vazhdimisht u rrezikohet jeta.

Mëngjesin e sotëm raportohet se një aksident ka ndodhur në Sauk, ku një mjet është përplasur me një autobus të linjës urbane. Në aksident është përfshirë edhe një autobus tjetër urban.

Këto janë pamjet që vijnë pas aksidentit të rëndë që ndodhi në Sauk, ku u përplas autobusi i Bashkisë me një makinë. 5 gra dhe 1 burrë kanë mbetur të plagosur, ky i fundit në gjendje të rëndë.

Siç shihet edhe në video e publikuar nga ‘JOQ’, pjesa përpara autobusit është bërë copa. Në ndihmë të personave të lënduar kanë shkuar kalimtarë të rastit. Policia ende nuk ka reaguar duke mos dhënë informacion mbi ngjarjen e rëndë.

Pamje nga aksidenti:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.