E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidentohet efektivi i RENEA-s, niset drejt Traumës
Publik News

Aksidentohet efektivi i RENEA-s, niset drejt Traumës

Një efektiv i RENEA-s është aksidentuar gjatë ndjekjes së ish-shoferit të kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, i cili mbeti i lënduar mëngjesin e sotëm.

Efektivi Qazim Surroi është dëmtuar në legen ( fundshpinë) gjatë ndjekjes së Gëzim Saracit, i cili për disa vite ka punuar si shofer i Tushes.

Efektivi i Reneas Surroi është transportuar në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Surroi ka qenë duke udhëtuar me mjetin e punës, në krye të detyrës, në momentin kur është aksidentuar rëndë.

Kryetari i Bashkisë së Lushnjes Viktor Tushe la pasditen e sotme ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë, pasi nuk kishte lëndime serioze nga shpërthimi i granatës mëngjesin e sotëm në zyrën e tij.

Nga shpërthimi i granatës mbeti më rëndë e lënduar sekretarja e tij Erisa Qalliu, e cila ka marrë dëmtime në kockat e fytyrës.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se policia ka marrë nën mbrojtje familjen e kryebashkiakut Fatos Tushe, për të shmangur çdo lloj incidenti tjetër të mundshëm.

Pas ndihmës së parë që kanë marrë në spitalin e Lushnjes, Tushe dhe Qalliu u sollën drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ndërsa kryebashkiaku u vizitua dhe nga deputetë socialistë, të cilët u interesuan rreth shëndetit të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.