E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidentoi 6-vjeçaren në Lezhë, arrestohet shoferi
Lajme

Aksidentoi 6-vjeçaren në Lezhë, arrestohet shoferi

Një aksident ka ndodhur sot në Lezhë, ku u përplas nga një autobus një nxënëse 6-vjeçare.

Efektivët kanë arrestuar shoferin e autobusit të nxënësve, P.F, 56 vjeç. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, arrestuan në flagrancë  për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin P.F, 56 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij autobus që transporton nxënës shkolle, në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë, ka aksidentuar një vajzë të mitur 6 vjeçe, e cila u transportua në  Spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore  më të specializuar.

Automjeti autobus është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.

Drejtuesit të automjetit i është bërë dhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool (0.00 mg/l)

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.