E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidentoi për vdekje 20-vjeçarin, Gjykata e lë në burg Konsullin e Nderit të Bullgarisë në Shqipëri
Lajme

Aksidentoi për vdekje 20-vjeçarin, Gjykata e lë në burg Konsullin e Nderit të Bullgarisë në Shqipëri

Dimo, 65-vjeç u arrestua më 26 janar pasi akuzohet se ka aksidentuar për vdekje, me automjetin e tij, një 20-vjeçar pak ditë më parë në Unazën e qytetit të Elbasanit.

Burimet bëjnë me dije se pasi e ka aksidentuar 20-vjeçarin, drejtuesi i automjetit ka përshkuar rrugën ku ishte nisur në një distancë të caktuar. Më pas ai është kthyer sërish në drejtim të Tiranës ku dyshohet se ka bërë disa veprime për të humbur gjurmët nga ngjarja e rëndë.

Dimo ka lënë kryeqytetin dhe ka vijuar sërish itinerarin nga Elbasani në drejtim të Qafë Thanës ku ka kaluar kufirin. Ai ka qëndruar për disa ditë në Bullgari për t’u rikthyer sërish në Shqipëri.

Mësohet se në momentin kur ka kaluar pikën kufitare, ai është në vënë në prangat e policisë. Ai është zbuluar nga prokuroria e Elbasanit pas përgjimeve të kryera, duke bërë që autoritetet hetimore të arrijnë në përfundimin se ka qenë ai shkaktari i aksidentit të ndodhur në Elbasan.

Një tjetër provë që e implikon drejtpërdrejtë Dimon në këtë ngjarje është feneri i automjetit të tij i cili është gjetur i thyer në tokë menjëherë pas ngjarjes nga grupi hetimor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.