E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidentoi për vdekje fëmijën dhe të riun në Kamzë, lihet në burg shoferja. E tronditur mohon akuzën e prokurorisë
Lajme

Aksidentoi për vdekje fëmijën dhe të riun në Kamzë, lihet në burg shoferja. E tronditur mohon akuzën e prokurorisë

Gjykata e Tiranës lë në burg shoferen Rezina Koleci e cila aksidentoi per vdekje 8-vjeçaren Esmeralda Ndreu dhe te riun Ramazan Isha. Gjyqtari Ardian Kaliaj pranoi kërkesën e prokurorit Bajram Breçani kete te diele.

Sipas burimeve, e akuzuara ka qene e tronditur dhe ka shfaqur pendesë për ngjarjen e rende.

Sipas saj, e gjitha ndodhi si pasojë e futjes në mënyrë të papritur të bicikletës në rrugë qe i doli para makines se saj.

“Nuk isha me shpejtësi, në një moment më doli para biçikleta dhe bëra manovër për ta shmangur dhe aty humba kontrollin”. Ndërsa prokuroria e akuzon gruan për aksident me pasojë plagosjen dhe vdekjen e më shumë se dy persona. Po ashtu sipas akuzës Koleci dyshohet se ka qenë duke përdorur telefonin celular, por vetë drejtuesja e mjetit e mohon këtë pretendim.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.