E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidentoi për vdekje gruan dhe plagosi 2 kalimtarë, policia arreston 35 vjeçarin nga Burreli
Lajme

Aksidentoi për vdekje gruan dhe plagosi 2 kalimtarë, policia arreston 35 vjeçarin nga Burreli

Ditën e djeshme në hyrje të Elbasanit u regjistrua një aksident mjaft i rëndë, ku një makinë e vjetër e tipit Benz goditi 3 kalimtarë njëherësh, duke i marrë jetën një gruaje 48 vjeçare dhe çuar në spital dy të tjerët.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u largua, por këtë të martë, policia e qytetit njofton se ka arrestuar drejtuesin e Benzit, shtetasin 35 vjeçar Ilir Hoxha.

Personi i vdekur është shtetasja me inicialet V.S, 48 vjeçe ndërsa të plagosurit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën janë shtetasit  Sh.F 46 vjeçe dhe K.H 31 vjeç banues në fshatin Bradashesh.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe  dy pasagjeret në këtë mjet, shtetaset E.K 59 vjeçe banuese në fshatin Rrajcë Librazhd  dhe E.H 39 vjeçe banuese në Burrel. Të dyja ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”  parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.