E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksion historik në Serbi: Kapen 5 tonë drogë, arrestime dhe armë luftarake
Bota

Aksion historik në Serbi: Kapen 5 tonë drogë, arrestime dhe armë luftarake

Një operacion i përbashkët i Policisë së Serbisë dhe Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar ka çuar në sekuestrimin e një sasie rekord droge. Bëhet fjalë për rreth pesë tonë marihuanë, të zbuluara më 29 janar në fshatin Konjuh, pranë qytetit të Krushevcit, në Serbinë qendrore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, deklaroi se kjo është goditja më e madhe ndaj trafikut të drogës e regjistruar ndonjëherë në vend. Sipas tij, vlera e lëndës narkotike të sekuestruar llogaritet nga 7 deri në 10 milionë euro.

Gjatë operacionit u arrestuan dy persona, të identifikuar si N.S., i lindur në vitin 1986, dhe R.S., i lindur në vitin 1958. Ndërkohë, një person i tretë është shpallur në kërkim, nën dyshimet për përfshirje në prodhimin dhe mbajtjen e paligjshme të narkotikëve, si edhe në posedim dhe tregtim të armëve dhe mjeteve shpërthyese.

Përveç sasisë së madhe të marihuanës, forcat e rendit sekuestruan edhe një arsenal armësh, përfshirë të paktën katër pushkë automatike dhe një raketëhedhës krahu, si dhe një shumë parash prej rreth 12.700 eurosh.

Sipas Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar, të ndaluarit dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal të strukturuar. Hetimet tregojnë se droga ishte magazinuar në ambientet e një kompanie private, “Florakom d.o.o.”, prej nga më pas shpërndahej në drejtim të Beogradit për t’u hedhur në treg.

Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se kontrollet po vijojnë edhe në zona të tjera, ndërsa të arrestuarit, pas përfundimit të procedurave policore, do të dalin përpara prokurorisë për t’u marrë në pyetje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.