Aksion i madh policor në Sarandë, shkatërrohet grupi i rrezikshëm kriminal, 12 të arrestuar
Policia e Sarandës në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, kanë goditur një grup të fuqishëm kriminal, duke vënë në pranga 12 persona.
Siç bëhet me dije, grupi në fjalë në mënyrë periodike, sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol, të cilën e magazinonin në disa ambiente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit
Policia sqaron se nga hetimet e bëra, ka rezultuar se grupi kriminal në periudha të ndryshme kohore kanë trafikuar lëndë narkotike kanabisi drejtim shtetit Grek., në bashkëpunim me persona të tjerë.
Të arrestuarit janë:
Altin Sakaj, 36 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Konispol, (i cili është kapur në flagrancë me mjetin me targa AA 931 IK, duke transportuar 18 kg lëndë narkotike kanabis).
Ajaz Lile, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, (i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike , i ndaluar me pseudonimin “babi”, si organizator i grupit).
Armando Koçiu, 29 vjeç, banues në Sarandë, (organizonte punën për gjetjen e lendës narkotike).
Afron Halili, 22 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (bëntë magazinimin e lëndës narkotike).
Kastriot Muka, 32 vjeç, banues në Tepelenë, (posedues i lëndës narkotike).
Enea Duro, 22 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
Marjo Zybo, 28 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
Fatjon Dule, 25 vjeç, banues në Konispol, (transportues i lëndës narkotike).
Emilio Mehmeti, 28 vjeç, banues në Sarandë, (kontrollues i rrugës nga do kalonte lënda narkotike).
Tori Ruci, 42 vjeç, banues në Sarandë, (financues për blerjen e lëndës narkotike).
Eristjan Bejko, 21 vjeç, banues në Gjirokastër, (magazinues i lëndës narkotike).
Osman Halili, 52 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (ruante ambjentin ku magazinohej lënda narkotike).
Po ashtu, policia ka bërë shpalljen në kërkim edhe të 4 personave të tjerë:
E.V., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.
R.H., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.
F.(D.).D., transportues nga kufiri i Gjelbër drejt shtetit grek.
M.D., kontrollues i rrugës për kalimin e lëndës narkotike.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 automjete ndër to 5 mjete luksi, lëndë narkotike kanabisi dhe 21 aparate celular.
Policia njofton se të arrestuarit akuzohen për veprat penale ”Grup i strukturuar kriminal” dhe ”Trafikimi i lëndëve narkotikëve”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



