E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksioni i madh i qeverisë anti-informalitet, qytetarët kërkojnë “të kapen peshqit e mëdhenj”
Lajme

Aksioni i madh i qeverisë anti-informalitet, qytetarët kërkojnë “të kapen peshqit e mëdhenj”

Duket se aksioni anti-informalitet i nisur nga qeveria dhe institucionet e varësisë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të cilët e përshëndesin por kërkojnë që të goditen peshqit e mëdhenj dhe organizimi të shkojë në sistem.

 

 

Për News24, qytetarët shprehen se janë të kënaqur për  .

“Na vjen mirë që shteti kontrollon cilësinë e naftës. Nafta jocilësore dëmton automjetet tona. Shpresojmë që nga reagimi i shtetit të kemi cilësinë e duhur. Uroj që në këto aksione të kapen peshqit e mëdhenj”, shprehet një qytetar.

“Shteti të kapë ata që përziejnë naftën. Në treg ka shume marka me emra të mirë, por pa cilësi. Në treg falsifikohen emrat e mëdhenj. Dyshojmë e në shumë produkte ka etiketa false”, thotë një tjetër.

Ata kërkojnë që aksioni të vijojë dhe të shkojë në sistem.
“Besojmë se nga reagimi i shtetit do kemi cilësinë e duhur. Aksioni të vazhdojë dhe të kapë ‘peshqit e mëdhenj e të vërtetë’. Organizimi të jetë në sistem dhe jo si flakë kashte”, deklarojnë qytetarët

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.