Aksioni i Policise Bashkiake/Sekuestrohet nje ngarkese kondrabande….
Ulëritëse! Ky është momenti kur policia bashkiake vjen papritur dhe i merr shitësit ambulant veshjet e vjetra. Ai hutohet tërësisht dhe e vetmja gjë që arrin të bëjë është të ngrihet dhe të mbajë në dorë stolin plastik në të cilin ishte ulur me shpresën se dikush do të blejë rrobat që tregton dhe në mbrëmje do të çojë dy lekë për të ngrënë bukën. Por ja që nuk ndodh kështu. Bashkiakët vijnë, marrin mallin dhe ikin.
Ndoshta ky është shteti që kemi kërkuar. Ai që nuk na siguron asnjë gjë, as asistencë sociale, as një vend pune dhe që i lë njerëzit të vdesin për bukë. Faleminderit Lali Eri që sot le një tjetër familje të flejë pa ngrënë, me barkun bosh dhe që gjunjëzove burrërinë e një kryefamiljari, i cili do të shkojë duarbosh në shtëpi.
https://www.facebook.com/JETAOSHQEF/videos/10155413124503371/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



