E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksioni i qeverisë kundër informalitetit, Erion Kristo : A u mbaruan lekët te arka?!
Sot

Aksioni i qeverisë kundër informalitetit, Erion Kristo : A u mbaruan lekët te arka?!

qeveria shqiptare ka nisur një aksion kundër informalitetit, që është pritur me debate të forta për shkak të kohës jo të përshtatshme që është zgjedhur, në mes të sezonit turistik.

Aktivisti Erion Kristo,  shprehet se qeveria vepron me fushata, dhe mbjell terror ndaj bizneseve.

Kontrolli ne pika të karburanteve është sipërfaqësore, sa kohë që nuk ka një aksion serioz për cilësinë e karburanteve në tregun shqiptar.

Postimi i Kristos:

Do ta kisha mbeshtetur kete luften kunder informalitetit, po te ishte serioze. Mua me duket si lufte kunder biznesit, ne muajin e vetem qe biznesi turistik punon.

Perse nuk u kujtuan me heret? Apo mbaruan leket ne arke? Apo mbaroi fushata? Eshte terror me teper se sa lufte.

Marrim aksionin kunder evazionit ne pikat e karburanteve. Nuk eshte serioz. Pse arriti situata deri aty? Si ka mundesi qe dhjetera pika karburanti manipulojne shitjet? A ka pergjegjes? Cfare kane bere kontrolloret? Apo ver gjoba te mbushim arken e zbrazur nga keqqeverisja?

Nese aksioni do ishte serioz, do kontrollohej dhe cilesia e karburanteve. Por jo, per ate nuk kujdeset kush, se ajo na demton vetem neve. Dhe neve jemi asgje per shtetin.

Per mua eshte vetem propagande ne pike te diellit, per te mos thene ne pike te hallit. Shto ligje, shto norma, shto kontrolle dhe situata eshte gjithmone me keq se me pare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.