Aksioni që i mori jetën/ I emëruar prej pak kohësh në Lezhë, çfarë pa me sy polici që u vra nga trafikantët
Një ditë e zakonshme pune i ka marrë jetën një efektivi policie sot në Lezhë.
Saimir Hoxha, 44 vjeç dhe baba i dy fëmijëve, ishte pjesë e grupit patrullues kundër kultivimit të kanabisit.
Teksa bashkë me grupin e tij ishin në krye të detyrës, Hoxha zbuloi disa parcela me kanabis që siç dukej ishin të autorët që dhe hapën zjarr.
Dy autorët, vëllëzër, Aldo dhe Selim Rama, qëlluan me armë kundër uniformave blu, duke i marrë jetën Hoxhës.
Mesohet se prej pak kohësh Saimir Hoxha ishte emëruar në Lezhë./Gazetashqip
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



