Aksioni te ‘Astiri’/ Shemben 5 ndërtesat e para
Perfundon shembja e 5 objekteve te para tek zona e “Astirit”. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ne informacionin zyrtar lidhur me aksionin e nisur qe prej mengjesit te sotem ne kete zone ben me dije se deri ne pren 10:00 jane shembur 2 objekte tre katëshe, 2 dy katëshe dhe 1 një katëshe. Nderkohe qe ne total 33 objekte qe do te shemben.
IKMT prish pesë objektet e para tek “Astir”
Njoftimi i IKMT
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mengjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I. Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjërat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga policia e shtetit.





Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



