E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktivisti Adriatik Lapaj dy fjalë për ministren Balluku
Lajme

Aktivisti Adriatik Lapaj dy fjalë për ministren Balluku

Avokati Adriatik Lapaj ka bërë thirrje që protestat të mos ndalin çdo ditë derisa të ketë një reflektim nga ana e qeverisë.

Avokati Lapaj tha se Shqipëria është një vend i vuajtur, ndaj shqiptarët nuk do të sakrifikojnë më për karriget e pushtetarëve.

“Këta guxojnë të rrisin çmimet, çmimin e vajtur, 3500 lekë. Çmimin e bukës, të fasules, të orizit, të vezës dhe pse sepse duhet të bëjnë një ndarje. Jemi në konflikt me oligarkët dhe me ata që duan të zhvasin xhepat tanë. Ndaj këtu sot, nesër pasnesër të gjithë në shesh. Kjo nuk duhet të ndalë më. Kjo duhet të jetë revolta e njerëzve të lirë.

Dy fjalë për zonjën Balluku. E nderuar zonjë: Na bëre thirrje të fikim makinat, unë të them, hiq dorë  nga eskortat që të shoqërojnë edhe kur lyen flokët. Zonja ki parasysh, ky është një vend i vuajtur dhe i vjedhur, ne nuk do të sakrifikojmë më për ju.

I bëj thirrje kryeministrit, të reflektojë. Reflekto zoti Rama nuk po protestojmë për karrigen, por për bukën e gojës, për dinjitetin dhe për naftën.

Të mos e lemë këtë që nisëm, jo për karrigen e njeri tjetrit, por tu tregojmë se nuk duhet të tallen më.

Sërish në shesh, çdo ditë në shesh, të shtunën në orën 11:00″, tha Lapaj.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.