E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktor skeçesh, drejtor Tatimesh e ish-gardistë, për të drejtuar bashkitë e Ramës!
Politikë

Aktor skeçesh, drejtor Tatimesh e ish-gardistë, për të drejtuar bashkitë e Ramës!

Pa përmendur emra si Artur Bushi në Krujë dhe Adriatik Zotka në Poliçan, të përfolur dhe të akuzuar për mjaftë “punë të pista”, apo një aradhë ish-kryebashkiakësh të akuzuar publikisht për korrupsion në tender e leje ndërtimi, “risia” e listës Rama për kandidatët e bashkive kanë qenë aktorë skeçesh, drejtorë Tatimesh e ish-gardistë.

Kështu kryesia e PS zyrtarizoi sot si kandidate për të zëvendësuar të famshmin Vangjush Dako, edhe emrin e drejtoreshës së Tatimeve në Durrës, Valbona Sako. Kjo e fundit njihet si një nga njerëzit më të afërt të Vangjush Dakos, pasi që nga 2 nëntori i vitit 2013 ka drejtuar tatimet e qytetit bregdetarë. Jetëgjatësia e saj në këtë institucion aq shumë të përfolur dhe denoncuar nga biznese të ndryshme në qytetin bregdetarë, flet shumë.

Gjithashtu në listën zyrtare të dalë nga Asambleja e Partisë Socialiste në përzgjedhjen e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit, spikat edhe një emër tjetër ish-drejtor Tatimesh. Bëhet fjalë për Dionis Imerajn i cili është “shpërblyer”, që të kandidojë për bashkinë e Dibrës.

Imeraj ka punuar si Drejtor i Tatim- Taksave në Peshkopi dhe më pas ka drejtuar Drejtorinë e Tatimeve në Tiranë. Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës ka nisur një vit më parë hetimet për këtë kandidat, pasi akuzohej për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Disa vite më parë, Imeraj është akuzuar nga Partia Demokratike gjithashtu edhe për blerje votash dhe përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike.

Një “surprizë” mund të cilësohet për militantët socialistë, kandidatura e bashkisë  në Mat. PS i ka dhënë besimin Agron Malajt, ish-gardisti 21 janarit, i cili u shkarkua nga radhët e Gardës më 26 tetor 2013, ndërsa aktualisht mban postin e kreut të OSHEE po në Mat. Agron Malaj është gjithashtu kryetar i Partisë Socialiste në Mat dhe u shfaq për herë të parë si i angazhuar me Rilindjen, kur doli në krah të Edi Ramës në fushatën zgjedhore të vitit 2017.

Por surprizat nuk ndalen këtu, veçanërisht kur flasim për kryeqendrën e Kolonjës së njerëzve të arsimit dhe dijes, Ersekën. Ende nuk dihet nëse Rama ka dashur që të tallet me kolonjarët, por ai ju ka ofruar atyre që të votojnë pikërisht aktorin e Portokallisë që u bë i njohur me skeçin, “TV Erseka”. Aktualisht Erion Isai, mban postin e drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave dhe që pas këtij shpërblimi ai u shfaq hapur nëpër ekrane në mbrojtje të shembjes së Teatrit Kombëtarë, nga Rama-Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.