Aktori i famshëm Idris Elba testohet pozitiv për koronavirus
Aktori i famshëm hollivudian Idris Elba ka testuar pozitiv në testin për koronavirus.
Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori 47-vjeçar përmes një video mesazhi në rrjetet sociale.
“Këtë mëngjes rezultova me koronavirus. Ndjehem mirë, nuk kam simptoma deri tani por u izolova që kur mësova se rrezikohesha të isha prekur nga virusi. Qëndroni në shtëpi njerëz, bëhuni pragmatikë. Do t’ju informoj për gjendjen time shëndetësore. Jo panik”, shkruan aktori i njohur.
Pas tij në video shfaqet edhe bashkëshortja Sabrina Dhoëre, për të cilën aktori tha se nuk është testuar ende por është në gjendje të mirë shëndetësore.
Pak ditë më parë edhe aktori Tom Hanks e Rita Wilson rezultuan me koronavirus nga testi i kryer në Australi. Së fundmi ata kanë dalë nga spitali.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



