Aktori i njohur sulmon Ramën dhe Veliajn: Të vdekur politikisht
Aktori i njohur, Neritan Liçaj nuk është kursyer aspak me akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj në lidhje me ndihmat për të prekurit nga tërmeti.
Ai tha në studion e lajmeve të Fax News se Rama nuk është gjë tjetër veçse një injorant, i cili edhe kur të vdesë ‘do të nxjerrë njërën dorë nga varri’ dhe do të vjedhë lekë nga shqiptarët.
Më tutje, Liçaj ka akuzuar edhe Erion Veliajn, të cilin e cilëson si një figurë më të keqe se Rama.
Sipas tij, Rama dhe Veliaj janë dy figura të vdekura politikisht tanimë.
Liçaj tha për ‘Fax News’ se:
Edhe në nivel qendror edhe në nivel vendor jemi në një situatë skandaloze. Pyesim trupat policore dhe ushtarake kush ju ka sjellë këtu të gjithë thonë nuk e dimë. Erdhi FSK dhe qytetarët e gjithë vendit sollën ndihma, në mëngjes asnjë në vendngjarje, në orën 12 u kujtuan të nxjerrin ushtrinë. Rama është injorant, unë e njoh lëre çfarë thonë se intelektual, është injorant, imagjinoni se në dorën e kujt jemi. Fatkeqësia jonë është se nuk e kapin dhe ti themi ik andej, shporru dil nga jetët tona. Don të vjedhi prap e dëgjuat çfarë tha, ikni s’kemi nevojë për ndihma duam lekë, edhe kur të vdesi do të nxjerri njërën dorë nga varri për të marrë ndonjë lekë. Kryebashkiaku e din shumë mirë se gjithë Shqipëria e din se është më keq se Rama, ai nuk fiton dot më kurrë në Tiranë, lërë me leje ndërtimi, të dy janë të vdekur politikisht. Nuk janë njerëz që dinë të mbjellin, dinë veç të shkretojnë, e pamë të gjithë. Kemi dështuar si shoqëri me këta që na drejtojnë. Ka dy Shqipëri, njëra në vullnetin për ndihmuar njerëzit që janë për vete në pikë të hallit dhe sjellin ndihma, kemi një pjesë të Shqipërisë që vjedhin ku të gjejnë, i ndajnë njerëzit ju të PD-së dhe ju të PS-së. U thonë njerëzve në terren ti je i PD-së, disa të tjerëve u thonë shko merri tek Teatri se proteston atje. Nuk e di ku e kanë gjetur këtë sekt fundërrinash, tek gabi duhet ti kenë gjetur ose tek mbetjet e Sharrës.
Duhet theksuar se Rama vijon propagandën e tij politike dhe merret me mediat, por nuk sheh popullin që është në hall të madh në këtë situatë të rënduar.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



