E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktori Liçaj i revoltuar për dhunën e  policisê mbi 15 vjeçarin: Po ta preki polici fëmijën tim ashtu, unë e vras!
Publik News

Aktori Liçaj i revoltuar për dhunën e policisê mbi 15 vjeçarin: Po ta preki polici fëmijën tim ashtu, unë e vras!

15-vjeçari i dhunuar nga efektivi, shpërthen Liçaj: Po ta preki polici fëmijën tim ashtu, unë e vras! Hajdeni mateni forcën këtu te Teatri

Neritan Liçaj

Pamjet teksa një efektiv policie dhunon një djal 15-vjeçar në mes të ditës kanë bërë jehonë në media, por jo vetëm. Shumë personalitete, aktorë politikë e socialë kanë reaguar duke i dalë në mbrojtje të miturit i cili po kalonte me biçikletë jashtë orarit të lejuar.

Ndërkohë, mes atyre që kanë reaguar të revoltuar për këtë akt mizor, është edhe aktori Neritan Liçaj. Gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme në shëshin e Teatrit Kombëtar, Liçaj u shprej tej mase i revoltuar, pasi sipas tij nuk mund të dhunohet një i mitur, e sidomos nga policia, e cila ka detyrë të të mbrojë, e jo të të dhunojë.

“Realisht kur pashë atë videon që po e rrihnin atë djalin, u rrëqetha. M’u duk sikur ishte fëmija im. Po ç’bëni kështu more?! Unë fëmijëm tim se kam prekur kurrë me dorë, të ma preki ai polici, unë e vras. E kam pjellë me dashurinë më të madhe dhe po si respektojë policia rregullat dhe të drejtat e tim biri, e bëj unë që t’i respektojë. Po çfarë bëni more, me kë e tregoni forcën? Katër policë aty merren me një djal 15 vjeç. Po hajdeni provojeni këtu te teatri forcën po jua mbajti? Këto që them i them me keqardhjen më të madhe, se jam vetë djal ushtaraku. Ky është makabritet, ky është shteti im? Dhe Sandër Lleshaj thotë unë jam aty, në çdo fytyrë polici. Po ai është është aty, si salcë kosi është. Jam shumë i revoltuar sinqerisht. Ai fëmijë duhej marrë me kujdes, duhej të komunikohej, të shoqërohej me kujdes në komisariat, nën praninë e një psikologu sepse është i mitur, e jo të rrihej ashtu barbarirsht”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.