Aktori me bashkëshorten u hodhën nga pallati në New York
Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e djeshme në New York. Aktori shqiptar, Florind Belliu, dyshohet se hodhi gruan nga ballkoni Ornela Belliu dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur edhe vetë.
Çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se për cilat ishin arsyet që e shtynë çiftin të ndërmarrin një akt të tillë.
Tragjedia ndodhi në ndërtesën Cruger Ave, në Pelham Parkway South në Morris Park, jashtë Mosholu- Pelham Greenway.
Në Shqipëri, Belliu ka qenë aktor, ndërsa përmes kërkimeve në internet rezulton se në New York ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



