Aktorja e famshme zbulon se në cilat raste vendos unazën e martesës
Margot Robbie nuk është një fanse e të mbajturit të unazës së martesës, të paktën jo gjatë fundjavës. Gjatë një interviste për Vogue Australia, aktorja tregon që po i afrohet përvjetorit të martesës me bashkëshortin e saj Tom Ackerley, dhe zbuloi se nuk e vendos unazën aq shpesh sa gratë e tjera. Më saktë ajo shprehet se e vendos vetëm gjatë fundjavave.

‘Kemi qënë shokë të ngushtë dhe ndanim shtëpinë më para se të ishim të dashur dhe gjërat nuk kanë ndryshuar shumë’ shprehet aktorja.

‘Unazën e vendos gjatë fundjavave, dhe jo gjatë javës pasi kam frikë se mos e humbas gjatë seteve’ shprehet Margot.

Aktorja ka treguar në Instagram dhe një foto të unazës gjatë vitin 2016.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


