E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktorja e njohur tregon se çfarë ndodhi pasi imitoi Monika Kryemadhin: Para një ballafaqim me të
Publik News

Aktorja e njohur tregon se çfarë ndodhi pasi imitoi Monika Kryemadhin: Para një ballafaqim me të

Aktorja e njohur e humorit, Lisa Kujofsa prej kohësh jeton në Itali dhe është shkëputur nga televizionet shqiptare.

Por atë mund ta shihni tashmë në kanalin e saj të “You Tube”, ku ushtron pasionin e saj më të madh, aktrimin.

Në një lidhje me Skype për ABC e Mëngjesit, Lisa foli tregoi për personazhet e saj më të pëlqyera dhe reagimet që ka pasur nga vetë ata.

Në programin e Vitit të Ri ajo tha se i janë dashur disa ditë për ta bërë. Ndërkohë që përsa i përket personazhit të Monika Kryemadhit, Lisa tha se me të ka pasur edhe një ballafaqim.

“Më janë dashur 3-4 ditë për ta xhiruar dhe dy ditë montazh. Nuk e lash skenën për internetin. Unë e lash Shqipërinë për të thënë që jetoj këtu ku jam. Po për shkak të pandemisë zgjodha internetin.

Me Monikën patëm një ballafaqim në skenë dhe i përket një rrangu më të lartë dhe e priti shumë mirë. Ashtu edhe Aulona e Zhaklina, nuk kanë faj se edhe unë po të më imitonin nuk do ndihesha shumë mirë, po çtë themi jam aktore dhe nuk kanë ç’më imitojnë”,- tregoi aktorja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.