E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktorja Ema Andrea flet  për herë të parë: Pse u nda nga bashkëshorti i saj
Publik News

Aktorja Ema Andrea flet për herë të parë: Pse u nda nga bashkëshorti i saj

E ftuar në programin “Historia ime”, Andrea ka treguar se ndarja kishte ardhur për shkak se ajo nisi ta kuptonte jetën ndryshe dhe kishte kërkesa të tjera. Ajo shtoi se i vetmi peng që ka nga ajo periudhë është fakti që dëshpërimin e saj ia kaloi edhe të bijës.

 

 

“Kur Sara shkoi në klasën e parë, ne ishim të ndarë. Ishte një provë që ne të dy e bëmë, sepse nuk ishte një vendim, nuk ia dolëm! Unë kisha një stad tjetër rritje, kërkesa të tjera, e kuptoja ndryshe jetën, bashkëjetesën, anën time profesionale, dashurinë për veten etj. dhe babai i Sarës e ka kuptuar ndryshe këtë gjë. Jemi ndarë, ne sot vazhdojmë komunikojmë, duke biseduar.

Kemi shkëputur lidhjet disa kohë, sepse normal nuk ishte e lehtë, nuk kemi luftuar njëri-tjetrin, nuk kemi përgojuar njëri-tjetrin, nuk kemi lejuar as të tjerët, sa ka qenë mundësia ne të dy këtë gjë nuk e kemi lejuar. E di për çfarë më vjen keq për atë periudhë? Dëshpërimin tim ia kam kaluar dhe Sarës, me gjithë përpjekjet e mia për mos ia kaluar”, tha Ema Andrea.

Aktorja ka rrëfyer se gjatë jetës ka kaluar shumë pengesa dhe të papritura, por ia ka dalë falë mbështetjes së familjes së saj.

          

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.