E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktorja rrëfen jetën e vështirë:Flinim në teatër se nuk kishim shtëpi
Uncategorized

Aktorja rrëfen jetën e vështirë:Flinim në teatër se nuk kishim shtëpi

Ajo është një nga aktoret më të njohura në teatrin shqiptar, por në televizion u bë e njohur në emisionin e aktorit Elvis Pupa “M’fal për shprehjen”.

Egla Ceno luante rolin e gruas së Visit duke sjellë në vëmendjen e publikut shumë situata komike të shkëputura nga jeta e përditshme.

Egla Ceno dhe Elvis Pupa

Në një intervistë për supershendeti.com Egla rrëfen për jetën e saj të vështirë, e cila u bë shkak që aktorja të lidhej edhe më shumë me teatrin. Në fëmijëri, familja e saj mbeti pa shtëpi dhe kështu u strehuan në teatër, në një dhomë grimi ku jetuan për një vit dhe teatri u  bë realisht shtëpia e saj. Kjo është edhe arsyeja pse ajo preferon më shumë të përformojë në teatër se sa në televizion.
Egla Ceno

“Teatri për mua është shtëpi, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nuk është metaforë dhe nuk ka të bëjë me sentimentalizma. Kur isha në kopsht, rrethanat e jetës e sollën që prindërit e mi të strehoheshin në Teatër. Im atë ishte kineoperator. Kemi fjetur në një dhomë grimi për disa muaj (gati një vit ndoshta). Për të shkuar në kopsht kaloja nga skena. Për t’u kthyer në shtrat, kaloja nga salla, skena, pas-kuintat… Debutimi im ka qenë në po atë skenë ku flija, kur isha 7-8 vjeç, si prezantuese e festivaleve për fëmijë, që bëheshin nga qendrat kulturore në atë kohë. Kur shihja publikun e ulur përballë, më dukej sikur shumë njerëz kishin ardhur për vizitë në shtëpinë time. Në çdo Teatër, që punoj si aktore apo ulem si publik, gjëja e parë instiktive që bëj është t’i marr erë, për të ndier erën e shtëpisë. Kjo është lidhja ime me Teatrin.”- rrëfeu aktorja.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.