E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i “Syri.net” i përgjigjet Ramës: O turp i këtij vendi!
Lajme

Drejtori i “Syri.net” i përgjigjet Ramës: O turp i këtij vendi!

Drejtori i “Syri.net”, Bledian Koka ka reaguar pas ndalimit të dy gazetarëve, Aurel Rakipllari i “Syri.net”dhe Daniela Grrica e “Gazetës Shekulli” pasi publikuan lajmin se në orën 23:30 vendi do goditej nga një tërmet i fuqishëm.

Pas këtij lajmi gati e gjithë Tirana doli nëpër rrugë e sheshe. Ndërsa ia hedh fajin Ramës duke thënë se “nuk e ka fajin “Syri” që Tirana është kthyer në një geto betoni”. 

Statusi i Bledian Kokës:

O njeri i degjeneruar
Mire qe nuk ben asgje per te qetesuar njerezit qe jane ne ankth po merresh me Syrin a thua se ta ka fajin Syri qe ke lejuar Tiranen te kthehet ne nje geto betoni e sot dilje si i plaku-shejtan e beje shpetimtarin pa lavdi. O turp i ketij vendi, o i pashpirt qe do te besh politike dhe ne kete nate te trishte, ti nuk e meriton emrin njeri e aq me pak kryeminister. Ti qe nuk ke lene media pa blere per te shperndare faren e degjeneruar te sundimit tend me te keq se termeti me i fuqishem, si skuth shkruan nga bunkeri yt fjale te qelbura duke u fshehur ne lakuriqesine tende te kermt. Hesht per hir te Zotit e mos bej gjynahe qe nuk do ti lash kurre. Ti qe nuk le zar te qeverise tende kur Ilir Meta te tha merr masa, e gjete shpetimin tend sot tek nje titull i shkruar ne ankth nxitimthi gabim nga njerez qe jane te traumatizuar si cdo tjeter i kryeqytetit sonte…
p.s…njerez beni gajret, nuk ka portal qe parashikon oren e termeteve sepse ate e di vec i madhi Zot! Bashke me termetet lutjuni qe tju largoje sa me pare edhe kryeplakun e Surrelit se demi eshte njesoj…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.