Foto/ KPK dërgon në prokurori ish-kreun e akuzës së Tiranës Petrit Fusha
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka referuar në prokurori për hetime penale dosjen ndaj ish kreut të prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, i cili dha dorëheqjen për t’i shpëtuar procesit të vetingut.
Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër për shtyp, KPK njoftoi të martën se ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, raportin me rezultatet përfundimtare të hetimit administrativ, për ish-prokurorin, Petrit Fusha.
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës dha dorëheqjen në shkurt pasi u njoh me rezultatet e hetimit 1-vjeçar kundër tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke i kursyer vetes ballafaqimin me barrën e provës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e nisi procesin e vetingut për Petrit Fushën në janar të vitit 2018 dhe e përfundoi hetimin kryesisht në shkurt 2019.
Petrit Fusha ka ushtruar detyrën e prokurorit nga viti 1997 deri më 28 shkurt 2019, kur vendosi të largohej me dorëheqje nga sistemi. Ai ka punuar në prokurorinë e Tiranës për një periudhë 15 vjeçare dhe u emërua drejtues i kësaj prokurorie në vitin 2013. Në vitin 2017, Fusha u transferua në Prokurorinë e Përgjithshme.
Pas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për mbarimin e statusit të magjistratit, edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e vetingut për Fushën, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës.
Lidhjet me Veliajn – Fusha është akuzuar si prokurori që shpëtoi Veliajn nga përgjegjësia penale në rastin e humbjes së jetës së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës, në gusht 2016.
Kryebashkiaku i Tiranës ishte personi përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve në landfill.
Pas kësaj ngjarje, familjarë të prokurorit, drejtues të kompanisë së ndërtimit “Fusha” shpk, fituan tenderin për ndërtimin e Sheshit “Skënderbej”. Pa mbaruar mirë këtë projekt, “Fusha” aplikon për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, në territorin ku gjendet Teatri Kombëtar. Qeveria “Rama miratoi një lig, i cili njihet si “ligji Fusha”, me anën e të cilit i hapet rruga shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar. Megjithatë, kjo ende nuk është arritur falë rezistencës së aktorëve, të cilët janë kundër shembjes së ndërtesës së teatrit.
Pas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për mbarimin e statusit të magjistratit, edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e vetingut për Fushën, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës. Në vendimin e zbardhur, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thekson gjithashtu se Fusha ka humbur të drejtën për të punuar në sistemin e drejtësisë së çdo niveli për një periudhë 15-vjeçare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




