AktualitetVeliaj në Shesh: Me Ramën më i bashkuar se kurrë!
Nga Sheshi Nënë Tereza kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përmendur ndër të tjera edhe raportin e tij me kryeministrin Rama. Veliaj tha se shumë zëra kanë qarkulluar, por ai është më i bashkuar se kurrë me të.
“Thanë, Erioni dhe Edi nuk i ka punët mirë, e vetmja shpresë që ata të kenë ndonjë shans është të zihemi. Unë dhe Rama jemi më bashkë, më fort dhe të vendosur se kurrë të cojmë para Tiranën dhe ai vendin dhe ambicien tonë evropiane”- tha Veliaj.
Nëpër media kohët e fundit kanë qarkulluar shumë lajme se marrëdhënia mes Ramës dhe Veliajt ishte e ftohur, por këto zëra i ka hedhur poshtë sot kryebashkiaku Veliaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



