E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKU bllokon 27 tonë fileto pule me sarmonelë në Durrës
Lajme

AKU bllokon 27 tonë fileto pule me sarmonelë në Durrës

AKU ka ndaluar hyrjen e 46.2 tone produkte të pasigurta nga Brazili për në territorin shqiptar si dhe ka ndëshkuar me 5.25 milione lekë kundravajtjet ligjore në 3 supermarkete në Tiranë. 

fileto

 

 

“Ne Durrës u ushtrua kontroll në dy ngarkesa me produkte importi, të dyja me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë , nga ku rezultoi: 27 tone “Fileto pule” me ngarkesë mikrobiologjike (Salmonella app)”- njofton AKU.

Njoftimi nga AKU 

Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë ushtroi kontroll në 3 subjekte me aktivitet “Supermarket”, nga ku u konstatua: importim i produkteve ushqimore në kundërshtim me ligjin, ushtrim aktiviteti i palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP), veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit, tregtim i produkteve me afat përdorimi të kaluar, si dhe etiketim i produkteve jokonform ligjit.

Në PIK Durrës u ushtrua kontroll në dy ngarkesa me produkte importi, të dyja me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë , nga ku rezultoi: 27 ton “Fileto pule” me ngarkesë mikrobiologjike (Salmonella app) dhe 19.2 ton “Kafe kokërr e papjekur” me mangësi në dokumentacionin shoqërues (certifikatë veterinare e palëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës).

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative si në vijim: 9 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 5.25 milion lekë për 3 subjektet, “Tërheqja e menjëhershme e produktit nga tregu” me destinacion asgjësimin për produktin oriz të importuar në kundërshtim me ligjin, si dhe “Kthimi në vendin e origjinës” për 46.2 ton produkte importi të vlerësuar si të pasigurta për konsum human.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.