AKU gjobë bizneseve në Shkodër, Lezhë dhe Durrës
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kontrolleve të bëra në Shkodër, Lezhë dhe Durrës ka konstatuar probleme në tri subjekte me sigurinë ushqimore.
AKU njofton se në 2 subjekte është gjetur mish pa vulë dhe certifikatë veterinare.
“Gjatë ushtrimit të kontrolleve në dy subjekte me aktivitet, “njësi tregtimi të produkteve ushqimore”’, si dhe në një subjekt me aktivitet “ njësi tregtimi mishi”’ janë vërejtur mangësi në etiketimin e produkteve ushqimore, si dhe tregtim të produktit “ mish gjedhi” pa vulë dhe certifikatë veterinare”, thuhet në njoftim.
Për këto shkelje të konstatuara, nga trupat inspektuese janë marrë masat administrative me gjobë në vlerën e 200’000 lekëve, si dhe janë bllokuar në subjektet përkatëse 5.3 kg “mish gjethi” të destinuara për asgjësim dhe 120 kg biskota dhe 24 copë pije freskuese, të cilat gjithashtu do të qëndrojnë të bllokuara deri në rietiketimin e tyre.
AKU në prag të festave të fundvitit, do të qëndrojë në gatishmëri, duke intensifikuar kontrollet në mbrojte të shëndetit të konsumatorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



