E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKU gjobit 3 biznese me 1.1 milion lekë dhe bllokon dy të tjerë: Tregtonin në kushte të papështatëshme mishin
Lajme

AKU gjobit 3 biznese me 1.1 milion lekë dhe bllokon dy të tjerë: Tregtonin në kushte të papështatëshme mishin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka bllokuar 2 subjekte dhe me dhjetra kg mish në qytetin e Korçës.

AKU ka ushtruar kontrolle në 3 subjekte, me aktivitet “Njësi tregtimi”, “Kamping” dhe “Piceri”, nga ku u konstatua: kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri), si dhe therje e kafshëve në kundërshtim me ligjin.

“Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative si në vijim: 5 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 1.1 milion lekë për 3 subjektet, “Ndërprerja e aktivitetit” për 2 subjekte, si dhe “Bllokim i produktit” për 147 kg produkte të pasigurta për konsum,” thuhet në njoftimin e AKU-së.

Njoftimi i plotë i AKU-së:

Subjekti “Llazar Vezuli” me aktivitet “Njësi tregtimi” Leskovik-Kolonjë, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (mungonin analiza e ujit të pijshëm, librezat shëndetësore të punonjësve dhe kontenierët e mbetjeve, masat kundër dëmtuesve ishin të paplota). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare), si dhe
  2. “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Subjekti “Jeton Hida” me aktivitet “Kamping” Sotirë, Korçë, i inspektuar në kushtet e flagrancës, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare në kuzhinë dhe në dhomat frigoriferike, mungonte sistemi i gjurmueshmërisë (21 kg Salcë) dhe produkte “mish” pa vulë dhe pa certifikatë veterinare (20 kg mish qingji, 34 kg mish lope, 38 kg mish derri dhe 34 kg të brendshme lope). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),
  2. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  3. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (therje e kafshëve në kundërshtim me ligjin), si dhe
  4. “Bllokimi i produkte” të pasigurta për konsum në sasinë prej 147 kg, me qëllim asgjesimin e tyre.

Subjekti “Ermir Çollaku” me aktivitet “Piceri” Pogradec, Korçë, ushtronte aktivitetin në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme (mjete dhe pajisje të amortizuara, të papastruara dhe të pahigjienizuara, prani papastërtish në ambientin e kuzhinës, muret e dyshemeja të papastra, mungesë çertifikate DDD dhe prani insektesh në rafte dhe në tavolinën e punës). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare), si dhe
  2. “Ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e mangësive ligjore të konstatuara

(K.H./FAXWEB)

Image may contain: food

Image may contain: food and indoorNo photo description available.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.