E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKU/ Prezantohet Drejtori, Ismaili i “Kristalit”
Publik News

AKU/ Prezantohet Drejtori, Ismaili i “Kristalit”

PREZANTOHET DREJTORI I RI I AKU-T, AGIM ISMAILI: KAM MARRË MBËSHTETJEN E RAMËS DHE PELESHIT

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, u prezantua Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Agim Ismaili, i cili zëvendësoi Dritan Sejkon, që e mbajti këtë post për 1 vit. Z.Ismaili u emërua në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vetëm një ditë më parë, me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Në fjalën e tij të prezantimit, Agim Ismalili, duke falenderuar paraardhësin për punën e bërë në këtë institiucion deklaroi se, ishte koshient për pritshmëritë e konsumatorit dhe rëndësinë e AKU në garantimin e sigurisë ushqimore.

“Jam informuar për pritshmëritë që më presin, si dhe përqasjen që ka qeveria në lidhje me funksionimin e këtij intitucioni. Me bashkëpunimin e ngushtë me ju, me të gjitha drejtoritë rajonale  të AKU në rrethe, si dhe me institucionet tjera që kanë për detyrë të garantojnë zinxhirin ushqimor, mendoj se do t’ia dalim në përmbushjen e detyrave”, tha Ismaili, duke shtuar se, “ka marrë mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe Ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, për forcimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe garantimin e sigurisë ushqimore në tërësi.

*******    *****

Por në fakt Drejtori i ri i AKU nuk është një profesionist edhe pse deklaroi se ka mbështetjen e Ministrit dhe Kryeministrit. Për tu afruar me standartet që kërkon BE , ndoshta një profesionist do të duhej të drejtonte këtë drejtori.

Shqipëria është vendi më i pasigurtë ne shërbimet sociale dhe industrinë ushqimore. Prodhimi, importi dhe konsumi për vite me radhë nuk janë nën kontroll. Raste të përesëritura helmimi ne restorante dhe lokale në vend. Kopshtet dhe institucionet private thuajse kontroll zero. Importet dhe prodhimet jo pak herë paraqesin rrezik për konsumatorin.

Normat e BE janë kaq larg me standartet e AKU -së sa vetëm një profesionist do siguronte një reformin total të A K U -së. Ky reformim do të duhej me ndryshime ligjesh edhe për sasinë dhe nivelin e përdorimit me ligj të helmeve dhe pesticideve . Ne fshatin tonë te varfër është skandaloze sasia e përdorimit të helmeve dhe kimikateve. Vetëm kështu do të kishim më shumë siguri ne ushqimet që konsumojmë.

Kështu do të mbyllej cikli i kontrollit, prodhim, import dhe përpunim ne industrinë ushqimore. Kështu jemi më afër Europës duke kontrolluar cfarë hamë. Por Ismaili i “ Kristalit” nuk ishte zgjedhja e duhur .

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.