E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKU u heq licencat,veterinerët me shkelje
Lajme

AKU u heq licencat,veterinerët me shkelje

Edhe veterinerët në shkelje, AKU u heq licencatPas verifikimit të shkeljeve, është njoftuar Urdhri i Mjekut Veterinar të Shqipërisë, për tre raste, për Bashkinë Bilisht, Bashkinë Durrës dhe Bashkinë Pogradec.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit përkatës për veprimet e kryera nga mjekët veterinarë, u gjend se veprimet ishin në kundërshtim me Kodin e Etikës Profesionale, bazuar në nenin 18, pika 1,3 të ligjit nr.113 vitit 2015 “Për urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar”.

Ndaj tyre u mor vendimi që t’i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit të mjekut veterinar për një periudhë të caktuar mujore, bazuar në shkeljet e kryera.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se do të vazhdojë të jetë konstant në evidentimin e çdo shkelje që mund të bëhet qofshin këto nga mjekët veterinerë apo prodhuesit, tregtuesit e produkteve ushqimore, me qëllim rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të gjithë konsumatorëve që për çdo shqetësim në lidhje me sigurinë ushqimore, të denoncojmë pranë portalit online Inspektori Digital, ku mund të denonconi nga çdo smartphone ose në emailin zyrtar të AKU-së [email protected].

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.