Kush është 25-vjeçari që u ekzekutua me 5 plumba te dera e shtëpisë në Vlorë
Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i 25-vjeçaritmesnatën e sotme në Vlorë.
Mësohet se viktima Kristian Breshanaj është djali i një mjeku reanimator të njohur në spitalin e Vlorës.
Ai ishte kthyer 3 muaj më parë nga Belgjika, ndërsa është vrarë në rrugë afër banesës së tij.
25-vjeçari ka marrë 5 plumba në trup që i kanë sjellë dhe vdekjen.
Ndërkohë, pak më tej afër vendit të krimit, policia ka gjetur të djegur një makinë tip BMW me targa greke dhe brenda saj ndodhej edhe një armë e llojit kallashnikov, e cila dyshohet se është përdorur nga dy persona që kanë kryer ekzekutimin.
Kujtojmë që grupi hetimor ka shoqëruar 12 persona në cilësinë e dëshmimtarëve okular, ndërkohë po vijon punën për grumbullimin e provave për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



