E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza e Berishës: Rama e përdor  Bashën kundër opozitës. E shpëtoi  nga 6 vite burg dhe e shndërroi në peng
Flash

Akuza e Berishës: Rama e përdor Bashën kundër opozitës. E shpëtoi nga 6 vite burg dhe e shndërroi në peng

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se përmes një “kurthi” me hetimet ndaj Lulzim Bashës për larje parash, e ka “shpëtuar” ish kreun e PD nga 6 vite burg.“Edi Rama me akuzën për larjen e parave e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng të tij që e përdor për çdo gjë kundër opozitës dhe kundër pluralizmit në Shqipëri”, tha Berisha.

Deklarata e Berishës: 

Zoti Rama, ndonëse ka çuar dëshmitarë nga Tirana apo Europa, nuk mund të them, me këshilltarin e tij Duçka për të dëshmuar përpara hetuesve të FBI, në Shqipëri Lulzim Basha është hetuar për larje parash.
Sepse Lulzim Bashën e ka denoncuar Nick Muzin. Është Nick Muzin që ka deklaruar në SHBA se 720 mijë dollarët i ka nga PD.
Rama ka marrë këtë deklaratë nga prokuroria e vendit dhe ka filluar hetimin.
Hetimi ka zbuluar se 500 mijë nuk kanë asnjë lidhje me financimin e PD-së.
Atëherë, prokuroria e ka akuzuar Lulzim Bashën me të drejtë për larje parash. Çdo shumë që zbulohet pa origjinën e saj, automatikisht në ligj kualifikohet larje parash.

Edi Rama përdori presionin e jashtëzakonshëm. Engjëll Agaçi është marrë në mënyrë intensive me mbylljen e dosjes.

Dosja u mbajt deri në ditën e 30 nga një prokuror. Ai prokuror, ditën e 30-të dha dorëheqjen.

Ditën e 31- kishte skaduar afati për dërgimin e saj në Gjykatë të Lartë. Ky është kurthi që bëri Edi Rama.

Edi Rama me akuzën për larjen e parave e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng të tij që e përdor për çdo gjë kundër opozitës dhe kundër pluralizmit në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.