E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza e fortë e Kryemadhit: I dërgova mesazh Bashës
Lajme

Akuza e fortë e Kryemadhit: I dërgova mesazh Bashës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, pasi u shpreh se kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit kanë blerë vota me lekë në dorë.

Ajo u shpreh se i kishte dërguar msazh Bashës, por kryedemokrati nuk i kishte pranuar akuzat, ndërsa shtoi se kandidatët e PD në Elbasan janë ulur para zgjedhjeve për kafe me Taulant Ballën.

“Një nga gjërat që ne kemi vënë re më shumë është blerja e votës nga kandidatë të Partisë Demokratike. PS e blinte votën nëpërmjet tenderave dhe vendeve të punës, PD e blinte votën me para’ në dorë. Në Fier, është shumë e qartë, mjafton të dalësh në mes të Fierit dhe të shikosh si janë blerë votat. Në Durrës dhe Tiranë, njerëz anonim që kanë investuar në vlerë monetare dhe për pak vota mund të zgjidheshin deputetë. Unë ia kam dërguar zotit Basha, sigurisht që s’mund ta pranonte. Kishte marrëveshje ku deputetët e PD-së në Elbasan uleshin me Taulant Ballën”, tha Kryemadhi në A2CNN

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.