E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza e fortë e vajzës së Bashkim Koplikut: Babai im s’vdiq nga Covidi, por nga shteti
Publik News

Akuza e fortë e vajzës së Bashkim Koplikut: Babai im s’vdiq nga Covidi, por nga shteti

Vajza e Bashkim Koplikut deklaroi se i ati nuk ndërroi jetë nga Covid-19 por nga pakujdesia e shtetit.

Zv/ kryeministri i vendit në qeverisjen e parë të PD-së, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, duket se nuk ka vdekur nga pandemia Covid-19, sikurse shprehet e shoqja.

Ajo tha për mediat gjatë ceremonisë mortore në Durrës se, i ati ndërroi jetë pasi nuk kishte oksigjen. Bashkëshortja e Koplikut gjithashtu tha se politikani vdiq në momentin kur po mobilizoheshin familjarisht për ta dërguar me avion jashtë vendit për mjekim të specializuar.

Ditën kur u komunikua vdekja e zv/kryeministrit, ndër të parët që reaguan ishte kryeministri Edi Rama. Ai e cilësoi si një mik të mirë, ndonëse nuk e kishte takuar kurrë nga pranë, veçse me mesazhe të shkëmbyera telefonike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.