E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza e Topallit: PD, parti e kunatit!
Publik News

Akuza e Topallit: PD, parti e kunatit!

Deputetët i japin llogari atij për…

 

 

Me Lulzim Bashën në krye, Jozefina Topalli është e bindur që Partia Demokratike nuk vjen dot në pushtet.

2b5beed8-5dbb-4e99-99c0-c1e0945a5197 (1)

Ajo hedh akuza të forta ndaj kreut të PD-së, madje thotë se PD është shndërruar në një parti familjare.

Topalli, që e quan farsë, thotë se edhe Kongresi i së dielës do të mbushet nga njerëz që kanë pak ose aspak lidhje me këtë parti.

“Partia Demokratike është parti e kunatit, e drejtoreshës së kunatit që e mbush Kongresin edhe me punëtore të kompanisë së kunatit”, u shpreh ajo, duke folur në emisionin të Paekspozuarit këtë të enjte.

“Deputetët e PD sot duhet t’i japin përgjigje kunatit dhe drejtorisë së kompanisë së kunatit, për çështje tenderash që ata duhet të fitojnë”,vijoi ajo.

Ish-kryetarja e Kuvendit thotë se ka diferenca të mëdha me Lulzim Bashën, që e akuzon se nuk di të bëjë opozitë./TCH/

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.