E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza non-grada në 10 vite opozitë për Sali Berishën nuk ka prova kundër tij
Lajme

Akuza non-grada në 10 vite opozitë për Sali Berishën nuk ka prova kundër tij

Sali Berisha ka 10 vjet në opozitë. Asnjë akuzë zyrtare, asnjë fakt dhe asnjë provë nuk ka kundër tij. Është lideri më pro-perëndimor që ka pas e ka Shqipëria. I deklaruar armik i papajtueshëm i Rusisë, i Putinit dhe i skemave të tyre në Ballkan. Sali Berisha transformoi Shqipërinë, e anëtarësoi vendin në Këshillin e Europës, në OSBE, në NATO, liberalizoi vizat dhe ndërtoi autostrada me 1 milion Euro kilometri. Dyfishoi rroga e pensione, risolli liritë themelore për shqiptarët dhe riktheu Shqipërinë në hartën e vende demokratike të Europës

I kundërti i tij Edi Rama e ktheu Shqipërinë në Kolumbi të Europës. Parlamentin dhe bashkitë i mbushi me kriminelë, vrasës e trafikantë droge, vendin e bëri protektorat të krimit. Edi Rama i futi vazhdimisht thika Kosovës dhe çështjes sonë kombëtare për interesa të Vuçiçit.Ai ndërton autostrada me 23 milion euro/km. Shpiku inceneratorët që të vjedhë qindra miliona euro “me ligj”. Edhe nëpërmjet të vdekurve po vjedh por s’e shikon kush, madje e shpallin “mbret të antikorrupsionit”.

Shqiptarët ama shohin. Shqiptarët nuk do të lejojnë një Enver Hoxhë të dytë, pavarësisht nga i vijnë bekimet.Protesta historike e 7 korrikut tregoi se sovrani në Shqipëri ka parë dhe ka lexuar shqip gjithçka.Sovrani nuk pyet çfarë iu shkruajnë e iu trillojnë kancelarive dyshja Rama-Basha. Ngado të vijnë fermanët, nuk do mund ta frenojnë sovranin në këtë rrugë për rikthim të demokracisë dhe rivendosje të pluralizmit në Shqipëri!

Revolucioni demokratik do shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët!- u shpreh Noka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.