E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza për Bashkim Ulajn nga deputeti malazez:Mund të merret me kokainën, jo me borën në Kolashin”
Lajme

Akuza për Bashkim Ulajn nga deputeti malazez:Mund të merret me kokainën, jo me borën në Kolashin”

Ka qenë i fortë denoncimi i Nebojša Medojević, deputet dhe njëherësh ish-kandidat për president në Mal të Zi, për biznesmenin shqiptar, Bashkim Ulaj.

Nebojša Medojević ka thënë nga foltorja e Kuvendit:

Ky investitori në Kolashin mund të bëjë më mirë me kokainën sesa me borën.”

 Bashkim Ulaj është pronar i firmës së ndërtimit “Gener 2”, e cila ka fituar disa tendera të rëndësishëm në Shqipëri, por së fundmi ka fituar edhe një koncesion për të investuar në zonën turistike të Kolashinës.

E megjithëse puna për ndërtimin e resorteve në Kolashinë ka filluar dhe kap vlerën e 13 milionë eurove, deputeti Medojević ka ngritur dyshime për emrin e Ulaj dhe i ka kërkuar llogari qeverisë së malazeze për mënyrën se si është dhënë koncesioni.

Denoncimi i plotë i deputetit Nebojša Medojević, i bërë muajt e fundit:

Bashkim Ulaj është një ndër personat e mafjes shqiptare tropojane që është marrë me pastrimin e parave dhe me shkëmbimin e lëndëve narkotike. Ja ky që është investitori juaj, pra juve nuk u intereson se nga u vijnë paratë mjafton që tu vinë dhe nuk u intereson se çfare parash janë ato, nga janë marrë?!
Pra të dashur qytetar ky është një problem që po e shohim shpesh herë në jug dhe veri të vendit, që investitorët janë kriminel dhe drogaxhinjë e njëjta gjendje është edhe në Budva.
Në PORTO BUDVA gjithashtu gjejmë investitorin Naser Ramaj OVK, pra është i njëjti problem. Pra duhet të bëjmë dallimin në mes të investirorve si puna e ketyre dhe investitorëve të pastër dhe të rregullt, (me falni nese mund ta zgjas vetem 10 sekonda).
P.sh ky investitori në Kolashin mund të merret vetëm me investimin e të bardhës (kokainës) por jo të borës së bardhë, pra edhe nje herë ju bëj vërtejtje që ti shikoni investitorët që investojnë dhe ti deklaroni investimet e tyre në parlament.”

Ndërkohë që në pikëpyetje është dhe emri i bashkëpunëtorit të Ulajt në Kolashin, Zoran Beçiroviç, i cili njihet gjerësisht në shtetin fqinj si anëtar i mafias ballkanike.

Zoran Beçiroviç.

Mbi të rëndojnë akuza nga organet ligjzbatuese malazeze për shkelje të ligjit, përzierje dhe përplasje me elementët kriminalë të mafias ballkanike, pasojë e të cilës është dhe vrasja e vëllait të tij, Dragan Beçiroviç, në Budva në prill të vitit 2011, vrasje e cila është ende e pazbardhur.

Media malazeze i quante vëllezërit Beçiroviç si “biznesmenë kontroversë”, që shpesh kanë qenë të akuzuar si të lidhur me botën e nëndheshme të krimit dhe mafias ballkanike.

Pak kohë më parë ka qenë gazeta “Vijesti” ajo që bëri dhe një përshkrim për biznesmenin shqiptar, Bashkim Ulaj, ku tregoi se roli i tij do të jetë primar në investimin në Kolashin së bashku me Beçiroviç.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.