E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza qesharake e Veliaj për Bashën
Publik News

Akuza qesharake e Veliaj për Bashën

Bashkia e Tiranës bëri një reagim të gjatë mbrëmjen e së mërkurës për shkak të një vizite që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kishte bërë në një nga Godinat e Qytetit Studenti. Sipas bashkisë, kjo vizitë ishte bërë pa leje.

“Bashkia e Tiranës dënon dhunën e ushtruar ndaj recepsionistes së Godinës nr. 4 në Qytetin Studenti nga qytetari Basha dhe tabori i tij i figurantëve, që prej disa ditësh kanë nisur të xhirojnë klipe nëpër Tiranë, si këngëtarë tallavaje, dhe dëshiron të informojë qytetarët se ka nisur menjëherë procedurat për denoncimin e tij para organeve ligjzbatuese si dhunues” – thuhet ndër të tjera në reagimin e Bashkisë.

Kësaj deklarate iu përgjigj zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa sipas së cilës e vërteta është ndryshe.

“

Lidhur mbi këtë denoncim ka reaguar edhe zëdhënësja për shtyp e Partisë Demokratike, Ina Zhupa që e ka cilësuar qesharak këtë padi.

‘Atehere kur mendon se ka prekur limitet e qesharakes Erion Veliaj befason serish. Kete here, pertej fasades qe percjell ne videot dhe fotot e propagandes se tij, ndihet i frikesuar nga vizita qe kryetari i PD i ben disa te rinjve ne dhomen e tyre ne konvikt. Ate qe s’e ka bere dot Ramiz Alia ne grahmat e komunizmit ne qytetin Studenti, mundohet ta realizoje pinjolli i rilindjes ne krye te bashkise moniste. Ne asnje vend te botes se lire kryetari i opozites nuk pengohet te vizitoje nje ambjent publik apo te takoje studente. Kjo mund te ndodhe ne Korene e Veriut. Ose ne Tiranen e Erion Velise. Ku thjesht nje vizite i tremb per vdekje se mos çjerr fasaden qe percjell propaganda. Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjjthe te tjeret te jene te sigurt se Lulzim Basha do te vijoje te takoje qytetare cdo dite. Askush nuk mund ta ndaloje misionin e opozites. Te tregoje te verteten qe propaganda e stisur dhe e blere shtrenjte nga oligarket e qeverise perpiqet t’u servire shqiptareve.’

shqiptareve.’

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.