E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza të forta në Beograd për projektin luksoz të dhëndrit të Trump
Lajme

Akuza të forta në Beograd për projektin luksoz të dhëndrit të Trump

Sipas njoftimit të Prokurorisë, krahas Ministrit të Kulturës, Nikola Selakoviç, të akuzuar janë gjithashtu sekretarja e Ministrisë së Kulturës, Slavica Jelaca, drejtori në detyrë i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, Goran Vasiç, si dhe drejtori në detyrë i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të Qytetit të Beogradit, Aleksandar Ivanoviç.

Aktakuza lidhet me parregullsi dhe shkelje ligjore gjatë heqjes së statusit të pasurisë kulturore për ndërtesat e “Shtabit të Përgjithshëm”.

Të dyshuarit akuzohen për kryerjen e dy veprave penale: shpërdorim të detyrës zyrtare, sipas nenit 359, paragrafi 1, dhe falsifikim të një dokumenti zyrtar, sipas nenit 357, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, njoftoi Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar.

Ministri i Kulturës, Nikola Selakoviç, u mor në pyetje më 4 dhjetor në Prokurorinë për Krimin e Organizuar si i dyshuar në çështjen “Shtabi i Përgjithshëm”.

Kompleksi i Shtabit të Përgjithshëm, i shkatërruar gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, është vendi ku planifikohet ndërtimi i një kompleksi luksoz nga kompania investuese “Affinity Partners” e Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi më 11 dhjetor se, në rast se do të ngrihen aktakuza për çështjen e Shtabit të Përgjithshëm, ai do t’i falë të gjithë ata që “gjoja kanë marrë pjesë në keqpërdorime”.

Më 7 nëntor, në Parlamentin e Serbisë u miratua një ligj i posaçëm, me të cilin i hiqej statusi i pasurisë kulturore Shtabit të Përgjithshëm, çka i hap rrugë ndërtimit të kompleksit luksoz të dhëndrit të Donald Trump.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.