E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzat dhe përgjimet italiane ndaj Saimir Tahirit ja çfarë thotë Frederica Mogherini
Lajme

Akuzat dhe përgjimet italiane ndaj Saimir Tahirit ja çfarë thotë Frederica Mogherini

Shefja e Politikës së Jashtme në BE, Frederica Mogherini nuk ka preferuar që të komentojë akuzat që janë ngritur ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Duke folur në një konferencë me ministrin Ditmir Bushati, Mohgerini u shpreh se kjo është një çështje që po trajtohet nga drejtësia dhe nuk kërkon të bëjë komente politike.

Gazetarja Eriza Zyka e pyeti Mogherinin edhe për raportin e BE-së që Shqipëria jo vetëm që është kthyer në një vend të prodhimit të kanabisit, por po bëhet edhe një vend kyç trafikun e heroinës drejt BE-së.
‘Në komentet e mia jam shprehur se kultivimi dhe trafikimi i drogës duhet trajtuar në mënyrë serioze dhe me gjithë mbështetjen politike e agjencitë e zbatimit të ligjit.
Agjencitë e zbatimit të ligjit po bashkëpunojnë me policitë në vendet e BE-së, ashtu edhe në Itali me Guardi Di Financës apo gjyqësorin italian.
Është në parimin tim që të mos komentoj asnjë çështje që është në vijim, apo në gjykim.
Shoh vendosmëri, vullnet politik dhe duhet që të shohim rezultate të qarta. E jo vetëm ne duam këtë gjë, por edhe qytetarët e Shqipërisë’, tha Frederica Mogherini në fjaën e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.