E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzat e ish zv kryeministri nga arratia për SPAK dhe kupolën drejtuese të Qeverisë Rama
Lajme

Akuzat e ish zv kryeministri nga arratia për SPAK dhe kupolën drejtuese të Qeverisë Rama

Ish zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj, në intervistën e tij të dytë për “Çim Peka live” cilësoi kreun e SPAK, “marionetë” në dorë të ish shefit të tij, kryeministrit Edi Rama, teksa nuk kurseu akuzat e rënda kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministren e Energjitikës, znj.Belinda Balluku. Përkundrejt deklaratave të kryeministrit se, “hanë dardha pas shpinës së tij”, duke nënkuptuar që vartësit e tij bëjnë veprime pa dijeninë e tij, në fakt Ahmetaj, e rrëzoi këtë teori, kur tha se: “Edi Rama e ka ditur 100% çfarë kam bërë unë si ministër”, ndaj dhe për të procesi i nisur ndaj tij: “Praktikisht Edi Rama, nëpërmjet SPAK, ka kapur makinerinë, gjithë procesi ndaj meje”.
Nga Zvicra ku aktualisht po jeton, pas arratisë nga Shqipëria, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës dhe një nga njerëzit me më shumë informacion brenda qeverisë së tij, ka treguar se familja kryeministrore është përgjuar ambientalisht dhe ka regjistrime aferash korruptive të njerëzve famijarë të kryeministrit.
Arben Ahmetaj deklaroi se ministrja Belinda Balluku është bërë tashmë kryeredaktore e TopChannel, duke spostuar nga kjo “detyrë’, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
“E kanë spostuar Veliajn, ngaqë është forcuar uniteti në parti shumë’, theksoi Ahmetaj në intervistën e dytë për Çim Peka Live në SYRI TV.
Ish-zëvendëskryeministri ka aluduar se Rama i ka lëshuar njerëz gjatë kohësh që ka qenë në Tiranë për ta eleminuar atë ose familjarë të tij.
Ahmetaj gjithashtu tha se pronarja e Top Channel Vjollca Hoxha dhe Karlo Bolino i Report Tv kanë marrë miliona nga inceneratorët dhe SPAK nuk i heton.
“Top Channel ka fol dy muaj për mua, është paguhet nga inceneratorët Vjollca. I gjithë territori i Top Channel është i përfshirë nga afera e inceneratorëve, të dalë dhe të japë llogari, cdo lajm episodik që del për mua, “Report TV” dhe “Top Channel” me vrap më sulmon, sepse paguhen nga incneratorët.
Gjatë intervistës ai foli për një sërë projektesh, që sipas tij janë bërë në mënyrë korruptive. Konkretisht, për tunelin e Llogarasë, ish numri dy qeverisë tha se u anulua tenderi…iu dha turkut pas takimeve në Ankara. Ahmetaj u shpreh se tenderi i fituar nga kompania shqiptare me një vlerë 140 milionë euro është anuluar dhe pas takimeve në Ankara të Turqisë, i është dhënë tenderi një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë. Sa i takon aferës “5D” Ahmetaj tha se Veliaj kërcënoi Ramën! Në prite e kishte nxjerrë Erioni dhe Balluku! Të dy kanë dhënë 16 miliardë euro tendera, 3 miliardë shëndetësia. I pyetur nga moderatori Peka se kush në të vërtetë e ka bërë inceneratorin e Tiranës mes Mërtirit, Zotos dhe Edi Ramës e Erion Veliaj, Ahmetaj është shprehur, “Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj”.

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës dhe një nga njerëzit me më shumë informacion brenda qeverisë të Ramës, për shkak të detyrave qe ka mbajtur, Arben Ahmetaj, ka treguar se familja kryeministrore është përgjuar ambientalisht dhe ka regjistrime aferash korruptive të njerëzve familjare të kryeministrit.

Sipas tij, përgjimi ka shkuar në SPAK dhe madje kanë tentuar ta zhdukin, por është ruajtur një kopje e tij.

“Doni fakte, doni oborrin e familjes së Edi Ramës. Meqë është futur tek familja ime, kanë kaluar derën në mënyrë të paligjshme. Shumë e kollajtë është të futesh brenda shtëpisë së një burri, nuk e di sa kollaj është të dalësh. Ka 8 muaj që investigohet, është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK, edhe mund ta zhdukin, por dikush e ka tjetër. Dikush e ka, dhe ai dikush më ka garantuar se një kopje e saj, është në një kuti. Kanë bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit tek AKSHI. 43 mln nëpërmjet prestanomeve. I është përmendur emri për shumë gjëra. Që atë ditë i është përmendur emri për shumë, shumë gjëra në atë përgjim ambiental. Nuk janë thashetheme. Dhe që atë ditë, ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit, prestanome, që ka marrë 43 mln, që është rritur në mënyrë të papritur, ju këput filli trak”, tha ai.

Më tej Arben Ahmetaj është ndalur edhe te tuneli i Llogarasë duke theksuar se është një aferë korruptive.

Ahmetaj u shpreh se tenderi i fituar nga kompania shqiptare me një vlerë 140 milionë euro është anuluar dhe pas takimeve në Ankara të Turqisë, i është dhënë tenderi një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë.

“Tuneli i Llogarasë është një aferë perse, korruptive. D.m.th, një kompani shqiptare shumë dinjitoze ka garuar në tender dhe ka fituar. Ja kanë anuluar. E ka fituar me 140 mln euro. Pasi janë bërë takime në Ankara, le ta zgjasim këtë punën e batutave se do të ju them detaje. I është dhënë tenderi një kombinimi turk”, tha ai.


Edhe në këtë intervistë, ashtu sikurse tek paraardhëse, Ahmetaj kishte paralajmëruar se do të denonconte me fakte, por lëshoi vetëm akuza, duke lënë shtegun hapur për një intervistë të tretë, që sicc deklaroi, do të jepet sërish shumë shpejt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.