Akuzat e opozitës për blerjen e energjisë, drejtori i OSHEE: Ne nuk jemi në bursë, energjia importohet nga tregje të lira
Administratori i OSHEE Adrian Çela. Ai tha se janë marrë të gjitha masat e duhura për të garantuar energjinë elektrike për qytetarët. Ashtu siç paralajmëroi kryeministri, Çela tha se çmimet e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla nuk do të rriten.
Sakaq, ai nënvizoi se Shqipëria shet energji elektrike në kushtet kur shirat janë të shumta dhe kapacitetet mbajtëse nuk janë ato të nevojshme. Gjithashtu ai tha se OSHEE nuk e blen energjinë në bursë, por në tregje të lira dhe në periudha që energjia elektrike është më e shtrenjtë. E po ashtu, ai nënvizoi se energjia elektrike e importuar nga vendet e tjera, ka të përfshirë edhe koston e transportit.
Fondi i garancisë prej 200 mln euro e vendosur nga qeveria për OSHEE për përballimin e kësaj situate, nuk mund të përdoret plotësisht sipas Çelës, por vetëm në raste nevoje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



