E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzat e PD-së për vëllain e FATMIR XHAFAJT
Publik News

Akuzat e PD-së për vëllain e FATMIR XHAFAJT

Deputeti gjerman flet për Xhafajn: Ai duhet të pyes veten, të verifikoje…

 

CDU i thotë Po Shqipërisë për negociatat, megjithatë pas kësaj vjen por, thotë deputeti i CDU-së, Johann Wadephul në intervistë për DW. Ai e sheh pozitive ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për çështjen “Xhafaj”, duke u shprehur se “një person me një përgjegjësi të tillë duhet vetë të verifikojë, nëse mund ta kryejë detyrën i pavarur, nëse mund të drejtojë me përgjegjësi një proces në shtetin e së drejtës, kur ka akuza të forta, dhe kur vëllai i tij është përballur me procese në Itali”.

 

Pjesë nga intervista:

Një person që u vendos në qendër të kritikave është ministri i Brendshëm i Shqipërisë, zoti Fatmir Xhafaj. Ju keni kërkuar në disa intervista shumë konkretisht, që ai duhet të përballet me akuzat, deri edhe dorëheqjen e tij. Të enjten zoti Xhafaj u takua me ministrin e Brendshëm gjerman, zotin Horst Seehofer. Më pas ai shkroi se gjithçka u zhvillua në konsesus të plotë. U vendos paqja?

Unë besoj se ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të pyesë veten, nëse mund ta përmbushë detyrën plotësisht i pavarur. Vëllai i tij është ekspozuar ndaj akuzave. Dhe unë mendoj, se një person me një përgjegjësi të tillë duhet vetë të verifikojë, nëse mund ta kryejë detyrën i pavarur, nëse mund të drejtojë me përgjegjësi një proces në shtetin e së drejtës, kur ka akuza të forta, dhe kur vëllai i tij është përballur me procese në Itali. Qeveria duhet të vendosë vetë, nëse ai është personi i duhur që e vazhdon këtë detyrë. Unë kujtoj, se edhe ambasadori amerikan,që ka qenë mjaft miqësor ndaj qeverisë, në këtë rast ka ushtruar kritikë të fortë.

Ka pasur edhe politikanë gjermanë që kanë thënë se nuk duhet të flasim kolektivisht, sepse akuzat janë drejtuar kundër vëllait të tij…

Po sigurisht, kjo është e drejtë, unë nuk jam instancë gjyqësore që jap një vendim për këtë, por ju i referoheni një sekretari shteti gjerman dhe unë jam pak i habitur, që një anëtar i qeverisë t’i parashtrojë parlamentit se ç’duhet të bëjë dhe këtë ne nuk do ta pranojmë.

Ka për momentin diskutime, dhe këtu është i kërkuar edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, se Shqipëria mund të angazhohej duke ngritur qendra pranimi refugjatësh për azikërkuesit e refuzuar apo si stacion i ndërmjetëm për refugjatët në kontekstin e Frontex-it. Si e shikoni rrugën që po ndiqet?

Unë e shoh si një propozim interesant që më ka habitur, por mendoj se është një propozim i mirë, që duhet parë, kjo është një ofertë që mundësisht duhet edhe të realizohet. Ne e dimë se Shqipëria është treguar mjaft mikpritëse edhe në krizën e atëhershme në Kosovë, atëherë ishte një situatë tjetër, se bëhej fjalë për vëllezër e motra nga Kosova që flasin të njëjtën gjuhë e kanë të njëjtën kulturë. Në këtë rast do të ishte ndryshe, por si e thashë ky është një sinjal i mirë që duhet ndjekur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.