Akuzat ndaj Bashës për masakrën e Krushës, Surroi: Basha s’ka pse jep shpjegime…
Në një lidhje me “Skype” në emisionin “Real Story”, në News24, Vetoi Surroi tha se nuk kjo është një çështje që nuk ka fare rëndësi dhe nuk duhet bërë pjesë e debatit.
“As nuk më intereson se çfarë ka bërë z. Basha. Nuk shoh se çka i shërben këtij debati ajo se çfarë ka bërë z. Basha. Duhet të kemi pak respekt. E kam takuar një herë gjithsej në Kosovë z. Basha. As duhet z. Basha të shpjegojë se a ka hetuar në Krushë apo diku tjetër, dhe as duhet akuzuar z. Basha për një hetim që ka bërë apo jo, mendoj se nga pozicioni i tij dhe i Shqipërisë ka qenë mirë të thuhet se ka qenë punëtor i Kombeve të Bashkuara, ka qenë në këtë sektor dhe ka bërë hulumtimet e duhura, kjo do të ishte më etike”, deklaroi Surroi.
Sipas Surroit, ky vendim, i cili u rregulla më pas nga Prefekti i Kukësit, ishte jo serioz dhe nuk linte shije të mirë.
Pyetje: Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi”, që u rregullua më pas, a keni një koment serioz?
Pyetje: Ke qenë nga të parët që ke folur publikisht mbi atë që po ndodhte në Kosovë, me një shkrim shumë të fortë, ku thoje se krimet janë krime, pavarësisht se ndaj kujt bëhen. Ti thoje se në Kosovë po kryheshin krime politike. I qëndron edhe sot pas 20 vitesh atij shkrimi?
Veton Surroi: Absolutisht që i qëndroj. Thirrja ime ka qenë që politika në Kosovë, forcat ushtarake, të mblidhen, të marrin fuqinë, që të ndërpresin një fushatë kundër bashkëatdhetarëve, kundër minoriteteve, dhe që të shfrytëzohet liria për të ngritur institucionet, për të shpejtuar hapjen drejt pavarësisë. Ato muaj kritikë pas çlirimit na kanë lënë shumë mbrapa.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



