Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video-kronikë në rrjetin e tij sociale, lidhur me inceneratorët.
Me një kronikë të dytë Rama i përgjigjet pytjeve të ngritura nga gazetari Shkullaku, i cili disa ditë më parë tha në studion e Fevziut se inceneratori i Elbasanit nuk punon.
Pyetjet e gazetarit:
1-Përse proceduart e dhënjes së koncensioneve PPP u bënë pa garë, me një ofertues të vetëm dhe fituesi nuk kishte as kapitalin e nevojshëm dhe ekspertizën (ose punë të ngjashme) për një ndërmarrje të tillë që na kushton dhjetra milionë euro?
2-Si ka mundësi që brenda një dite të vetme, shpallet fituesi, mbyllen ankimimet, negociohet një kontratë 40 faqe, nënhskruhen, bëhen VKM dhe nisen transfereat e parave nga buxheti drejt kompanisë private?
3-Pse një person i vetëm është prapa të treja konsensioneve, Elbasan-Fier-Tiranë dhe ku janë regjistruar kompanitë e lidhura me të?
A është kryer ndonjë hetim apo verifikim?
4-Nëse PPP janë investime që kryehen nga privati, pasi shteti nuk ka fonde t’i kryejë menjëherë dhe i paguan me këste pasi janë bërë investime, përse ato janë paguar nga taksat tona për vite me radhë dhe privatët nuk e kanë rezlizuar pjesën e tyre të investimeve.
5-Përse duhej të ngrihej që në në një territor afro kilometra katrorë të ngrihen 3 inceniratorë? A kemi ne aq mbetje sa të justifikojë këtë investim?
6-Çfarë emergjence kishim për të bërë një investim kaq të madh (madje në një kohë pandemie) kur edhe BE ka patur shqetësime iniciativë të qeverisë.
Janë këto disa nga pyetjet e gazetarit të cilët kryeministri me anë të kronikës i përgjigjet gjatë të gjitha pyetjeve.
Teksa krahas postimit Rama shkruan ‘Kush ka sy të shikojë, kush ka veshë le të dëgjojë’.



