E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzat për mjekun’pompist’  Ismaili
Publik News

Akuzat për mjekun’pompist’ Ismaili

Mjeku Qazim Ismaili

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili është një nga politikat që ka reaguar lidhur me mjekun Qazim Ismaili që ka shkuar drejt Italisë, për të cilin në disa medie shkruhet se është pompist.

Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama i cili sipas tij po “tallet me mijra te vdekur ne Itali dhe çon pompistin per mjek”.

“Edi Rama tallet me mijra te vdekur ne Itali dhe çon pompistin per “mjek”. Se mos pandeh ky sharlatani, qe kemi kryeminister se do ja hedhe duke kerkuar falje, qe u tall edhe me shqiptaret edhe me Italine duke cuar pompistin per mjek. Ik Edi Rama se je vulgar dhe i paturp”, thotë Vasili përmes një postimi në rrjetin social “facebook”.

Në fakt, 54 vjecari Qazim Ismaili që po denigrohet në media, ka përfunduar shkollën e lartë të Infermierisë që në vitin 1993 sic tregon licensa e tij e infermierit dhe botuar tashmë në newsbomb.al. Ministria vuri në dispozicion të medias certifikatën e tij nga Urdhëri i Infermierit pas fillimit të akuzave ndaj tij.

Postimi i Vasilit:

Edi Rama tallet me mijra te vdekur ne Itali dhe çon pompistin per “mjek”.

Se mos pandeh ky sharlatani, qe kemi kryeminister se do ja hedhe duke kerkuar falje, qe u tall edhe me shqiptaret edhe me Italine duke cuar pompistin per mjek.

Ik Edi Rama se je vulgar dhe i paturp.

Po si mundet te tallesh poshtersisht dhe tu cosh italineve, qe po vdesin me mijra, pompistin per mjek.

Po si mundet te tallesh ligesisht me shqiptaret dhe zemren e tyre te madhe dhe ti nxjerresh mashtruesa duke cuar pompistin per mjek.

Nxore Algjerine per Spanje dhe na turperove te gjitheve si mashtrues qe je dhe del e kerkon falje.

Dole ne TV u the shqiptareve si te kerkojne leje per te dale nga shtepia me aparatura dizaster dhe prap dole e kerkove falje.

Ik mashtrues ik se na e shpife.

Ik mor se edhe njeriu me i thjeshte ka respekt per veten, por ti s’ke as nje miligram Amor Proprio.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.